Xhaferi merr pjesë në Konferencën e 16-të të Nismës Adriatike- Joniane

Xhaferi merr pjesë në Konferencën e 16-të të Nismës Adriatike- Joniane

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi do të marrë pjesë në Konferencën e 16-të të Kryetarëve të Parlamenteve të Nismës Adriatike – Joniane e cila më 18 dhe 19 mars të vitit 2019 do të mbahet në Budvë, Mali i Zi.

Në kuadër të Konferencës, Kryetari Xhaferi do të mbajë fjalim në temën “Trupat parlamentar si resurs i rëndësishëm për përforcimin e bashkëpunimit në fushat me prioritet për shtetet anëtare të Nismës Adriatike- Joniane”, a është parashikuar edhe realizimi i takimeve bilateral me kolegët nga rajoni./Alsat-m