Ndërmarrjet publike me ligj do të menaxhohen nga agjencia

Ndërmarrjet publike me ligj do të menaxhohen nga agjencia

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka paralajmëruar se  ndërmarrjet publike me ligj do të menaxhohen nga agjencia.

“Ne parashohim që njësinë për monitorim të ndërmarrjeve publike të kthejmë në Agjenci ekzekutive për ndërmarrjet publike. Kjo do të votohet në Kuvendin e Kosovës. Ky agjenci do të ketë mundësi ndërhyrje të ndërmarrjet publike, kështu  është paraparë me ligj. Këtë Agjenci do të kemi brenda një viti”, tha ai.

Lluk ka folur edhe për privatizimin e mundshëm të Telekomit të Kosovës. “Do të presim se cilat janë rekomandimet e BERZH, në gusht ose shtator do të dihet se si të ecim më tutje”,  tha Lluka në emisionin “Subvencion”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

 

Autor: RTKlive