Dior me koleksionin e ri në Dubai

Dior me koleksionin e ri në Dubai

Në një tendë të rrethuar nga performuese me flakë dhe artistë të cirkut, Dior shpalos një koleksion të përbërë nga 15 elementë, pjesë e arkivave të shtëpisë së famshme të modës dhe e gjitha kjo për të adhuruar gruan e sotme.

Me feminizmin që e karakterizon, stilistja italiane, Maria Grazia Chiuri gruaja e parë që drejtoi markën legjendare franceze, u prezantua fuqishëm me një koleksion të limituar të frymëzuar nga motive mjaft popullore nga vetë Christian Dior, por i rikonceptuar për t’iu përshtatur gruas bashkëkohore.

Funde me pala me ngjyra të ylberit dhe xhaketa të gjata të qëndisura me fije ari te mëngët ishin kombinuar me balerina me ngjyra mjaft të ndezura dhe çizme me taka të plota.

”Për këtë sfilatë, ne krijuam një koleksion të vogël me 15 elementë’’, pohoi për median Chiuri.

”Çdo herë që ne shkojmë në një shtet tjetër, në një farë mënyre është vendi që na frymëzon”, thekson ajo./atsh/