​Apeli i FBI dhe CIA: Mos përdorni Huawei!

​Apeli i FBI dhe CIA: Mos përdorni Huawei!

“Lufta” e Shteteve të Bashkuara me gjigantin teknologjik Huawei po vazhdon.

Ky vend i ka paralajmëruar qytetarët që të mos përdorin produktet dhe shërbimet e kësaj kompanie kineze.

CNBC raportoi se ky rekomandim erdhi nga krerët e 6 agjencive më të mëdha të inteligjencës amerikane, mes tyre FBI dhe CIA, gjatë një dëgjese në Komitetin e Inteligjencës.

Drejtori i FBI-së, Chris Wray tha se qeveria ishte e shqetësuar se kompania mund t’i japë informacione të rëndësishme qeverisë kineze.

Shqetësimi për spiunazh ka bërë që Departamenti i Shtetit të ngrejë edhe disa akuza për shefen e Financave të kësaj kompanie, e cila është arrestuar në Kanada pikërisht më kërkesë të SHBA-ve dhe së shpejti pritet të ekstradohet.