Dënimi i FIFA-s nuk do të ndikojë në vendimin e Hazardit

Dënimi i FIFA-s nuk do të ndikojë në vendimin e Hazardit

Eden Hazard nuk do të jetë pjesë e Chelseat pas përfundimit të këtij sezoni dhe këtë nuk e ndryshon as dënimi i FIFA-s.

Belgu pritet t’i bashkohet Zinedine Zidane tek Reali i Madridit.

Chelsea është duke punuar në dy plane, varësisht nga përgjigja që do t’i japë CAS klubit londinez.

Blutë kanë apeluar vendimin e FIFA-s dhe me këtë synojnë që të fitojnë në kohë dhe ta shtyjnë dënimin përtej afatit kalimtar të verës dhe me këtë rast të shfrytëzojnë këtë merkato që të transferojnë lojtarë.

Ndërsa, në rastin e dytë, nëse CAS i jep përgjigje negative Chelseat, atëherë klubi do të ulet me shtabin teknik për të ngritur një skuadër konkurruese për sezonin e ardhshëm duke thirrur lojtarët e huazuar.

Mirëpo, në të dy rastet, Eden Hazard nuk është në planet e klubit, pasi Chelsea nuk ka vetën të drejtë të blejë, por mund të shesë lojtarë.

Belgu ka kontratë me ekipin londinez deri në verën e vitit 2020 dhe Chelsea nuk dëshiron ta humbasë me parametra zero.