Shaqiri nuk luan në dy ndeshjet e Zvicrës

Shaqiri nuk luan në dy ndeshjet e Zvicrës

Futbollisti shqiptar është i lënduar dhe për këtë arsye do të mungojë në ndeshjet e radhës të kombëtares helvete.

Xherdan Shaqiri është detyruar të largohet nga grumbullimi i Zvicrës në prag të dy ndeshjeve eliminatore të Euro 2020 me Gjeorgjinë dhe Danimarkën. 

Sipas Federatës Zvicerane të Futbollit, mesfushori shqiptar ka një inflamacion në ije dhe nuk mund të japë kontribut në dy takimet e radhës.

“Ekipi kombëtar A duhet të heqë dorë nga shërbimet e Xherdan Shaqirit në ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Danimarkës”, thuhet në njoftim. 

“Lojtari i Liverpoolit vuan nga një inflamacion në ije. Shaqiri është larguar nga stërvitja. Shërim të shpejtë, Shaq!”.