Tirana mirëpret “mbretin e karikaturës” rumune

Tirana mirëpret “mbretin e karikaturës” rumune

Ambasada e Rumanisë në Tiranë dhe Muzeu Historik Kombëtar organizuan sot ekspozitën e artistit të famshëm rumun, i njohur si “mbreti i karikaturës” – mbajtësi i rekordeve botërore të Ginesit, si karikaturisti më i shpejtë, Stefan Popa Popas.

Veprimtaria u organizua nën drejtimin e Presidencës Rumune të Këshillit të Bashkimit Evropian dhe gjatë orëve që u zhvillua aktiviteti, Popas vizatoi për të gjithë pjesëmarrësit në ekspozitë.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin ambasadorë të akredituar në Shqipëri, deputetë, artistë dhe të interesuar të shumtë mbi artin e karikaturës.