Aktorja Rosario Dawson mund të bëhet Zonja e Parë e SHBA-ve

Aktorja Rosario Dawson mund të bëhet Zonja e Parë e SHBA-ve

Aktorja amerikane Rosario Dawson (39) konfirmoi spekulimet që ka të bëjë me senatorin amerikan dhe kandidat demokrat për president, Cory Booker.

Ky i fundit u kishte thënë gazetarëve më parë se ishte “i lidhur me njeri të veçantë”.

E pyetur nga gazetarët se si po shkon lidhja me Bookerin, Dawson tha “Tani për tani është e mrekullueshme. Ai është një qenie e mrekullueshme njerëzore. Është mirë që kalojmë kohë së bashku sa herë që mundemi edhe pse jemi që të dy shumë të zënë”, tha ajo.

Dawson është aktore amerikane me origjinë portorikane dhe afro-kubane. Është bashkëthemeluese e organizatës, Vano Latino.

Ajo kishte tërhequr vëmendje me performancën në filmin kundërthënës, “Children”, ku më pas pasuan “Men in Black II” dhe “Rent”.

New York Post raportoi në janar se aktorja dhe ish-kryetari i bashkisë së Newark (New Jersey) u panë në dhjetor të vitit 2018.

Në vitin 2006, Booker u bë kryebashkiaku i Newarkut, qytetit më të madh në New Jersey, dhe shtatë vjet më parë u bë senator.