Vetura që do të zëvendësojë Ferrari F40-shin e vjetër

Vetura që do të zëvendësojë Ferrari F40-shin e vjetër

Ky mund të jetë një nga modelet më të bukura që vijnë nga Maranello dekadave të fundit.

Kohët e fundit, një dizajn mjaft mbresëlënës nga Samir Sadikhov, i cili e ri-restauroi F40’shin, tregoi se si do dukej një  F40 i sotëm duket se është i përpiktë në çdo detaj, transmeton lajmi.net.

F40 Icona, ashtu siç do të emërohet vetura pas-ardhëse e F40-shit 40-vjeçar, mësohet të prodhohet në sasi të limituara, përkatësisht 499 sosh, përkundër origjinalit që prodhonte 1.315 në total asokohe.

Ndërkaq, prodhimi i fuqisë së motorit V8 parashikohet të jetë deri në 950 kuaj-fuqi.

Çmimi vlerësohet të jetë deri në 1.8 milionë dollarë, megjithëse ende asgjë nuk është konfirmuar në lidhje me këtë nga kompania italiane e automobilave.