Iran, fundoset një anije mallrash me 153 kontejnerë

Iran, fundoset një anije mallrash me 153 kontejnerë

Anija e mallrave e gjatë 90 metra me 153 kontejnerë të ngarkuar u fundos gjatë tentimit për t`u shkarkuar në portin e provincës Hormuzgan.

Në një port në jug të Iranit është fundosur një anije e madhe mallrash e cila lundronte nën flamurin e Komoreve.

Televizioni shtetëror iranian lajmëroi se anija e mallrave e gjatë 90 metra me 153 kontejnerë të ngarkuar u fundos gjatë tentimit për t'u shkarkuar në portin e provincës Hormuzgan.

Kontejnerët me ngarkesat lundruan në det, ndërsa në panik ekuipazhi kërceu nga kuverta, me ç’rast një anëtar u lëndua.

Të gjithë 14 anëtarët e ekuipazhit janë nxjerrë në breg ndërsa bëhet fjalë për shtetas të Indisë.

Nga Drejtoria e porteve njoftuan se deri te aksidenti erdhi për shkak të koordinimit të dobët të ekuipazhit të anijes dhe operatorët e vinçave të cilët kanë punuar në shkarkimin./aa/