Qumështi i Komunës së Prishtinës brenda një viti me çmime dalluese

Qumështi i Komunës së Prishtinës brenda një viti me çmime dalluese

Herë me çmim të tregut e herë ndër të bleu qumësht viteve të fundit Komuna e Prishtinës.

Komuna e Prishtinës në disa kontrata blen qumësht. Ky produkt blihet për punëtorët e komunës (zjarrfikësit, nëpunësit e arkivave, bufe) dhe për nxënësit e shkollave nga klasa e I-IV.

Qumështi për nxënësit viteve të fundit është blerë duke e prishur konkurrencën në treg, ose fiks edhe një herë më lirë se çmimi i tregut, ndërsa për nevojat tjera, qumështi është blerë në çmim të tregut.

Qumështi i lirë u ble kryesisht nga kompania Devolli, shkruan lajmi.net.

Furnizimi me qumësht është bërë brenda një viti me dy kontrata të ndryshme, çmime shumë dalluese.

Në tenderin ‘Furnizim me qumësht për punëtorët e Komunës”, i cili është realizuar në vitin e kaluar, 1 litër qumësht ka kushtuar 0. 73 centë me TVSh. Në këtë tender Komuna ka blerë 129600 litër qumësht, në vlerë prej 94 mijë e 608 euro.