MySpace humbet të dhënat

MySpace humbet të dhënat

MySpace, një nga rrjetet e para sociale, ka kërkuar falje pasi një problem i serverit shkaktoi një humbje të madhe të të dhënave që ishin arkivuar prej 12-vitesh.

Në mesazhin në faqen e tyre të internetit thuhet se “çdo foto, video dhe audio” e ngarkuar para tri vitesh nuk mund të jenë më në dispozicion.

Në të vërtetë, ankesat nga përdoruesit kishin kohë që kishin filluar.

Kjo platformë sociale ka ngelur mbrapa në krahasim me të tjerat për nga numri i përdoruesve, por në vitin 2003 kur edhe u krijua tërhoqi miliona përdorues.

Në vitin 2006 ishte faqja më e vizituar në Amerikë duke kaluar edhe Google.

MySpace është një hapësirë për të shpërndarë muzikë si dhe për t’ju ndihmuar artistëve të rinj që të promovohen.