Sektori minerar në gjendje të rëndë, shkak udhëzimet administrative

Sektori minerar në gjendje të rëndë, shkak udhëzimet administrative

Shfuqizimi i Udhëzimeve Administrative të cilat janë në konflikt me ligjin për Miniera dhe Minerale dhe efektet e Taksës 100%, ishin arsyet e konferncës së organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës me bizneset.

Anëtari i Bordit të OAK-së Hysni Zogaj, tha se duke marrë parasysh zhvillimin e vendit, ka dy segmente kryesore, prodhimtarinë vendore dhe minierat, kështuqë tek minierat kemi ngecje të madhe, punët nuk janë duke shkuar si duhet, prandaj Oda e Afarizmit të Kosovës i ka nxjerrë rekomandimet e veta për sektorin e minierave dhe mineraleve.

Zogaj konsideroi si më të theksuarat Udhëzimet Administrative, për të cilat tha se OAK për kohë të gjatë ka lobuar që Qeveria e Kosovës t’i heq këto udhëzime të cilat janë në kundërshtim me ligjin dhe këto janë:

Me këto pengesa bënë të pamundur të zhillohet biznesi në Kosovë, duke marrë parasysh që 5 ha të paguhen 2000 euro në vit që i bie një kompani të paguaj 10 mijë euro ndërsa shfrytëzimin e ka 1 ha, ndërsa 0.20€ cent për metër katror paguan tek KPM-ja, tha Zogaj.  

Ai deklaroi se për këto i kanë bërë kërkesë Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Bujqësisë, ku edhe kemi pasur takime me ta dhe kanë premtuar se këto udhëzime do të hiqen. Përndryshe sipas tij nese nuk hiqen këto Udhqëzimet Administrative, bizneset janë të revoltuara dhe së bashku me OAK-në do të marrin hapa të mëtutjeshëm sepse është e padurueshme të paguhen taksat e dyfishta.

Zogaj tha se i bëjmë apel Ministres së Bujqësisë edhe njëherë që të heq udhëzimet administaive dhe të liroj rrugën e të filloj sektori minerar të zhvillohet.

Ndërsa Burim Piraj nga biznesi Meka, tha për taksën se e kemi të qartë që është vendim politik por që ka pasur ndikim të drejtëpërdrejt edhe në aspektin ekonomik në vendin tonë. Ndikimi ka qenë në dy drejtime, e para ka qenë nga mungesa e produkteve vendore dhe zëvendësimi i produkteve të këtyre prodhimeve dhe ka qenë rritja e patriotizmit ekonomik në popullatë.

Dua të përmend edhe udhëzimin administrativ për vendosjen e flamujve krahas produkteve për të treguar origjinën e tyre që ka ndikuar shumë tek konsumatorët sidomos edhe tek moshat shtyra t’i kuptojnë se cilat produkte janë vendore dhe çka të blejnë.

Në fund Zogaj tha se zvillimi ekonomik ka arritur në 35% andaj OAK është përkrahës i taksës.


MË SHUME NGA Ekonomi