Maqedonia Veriore e dhjeta në botë për hedhje të ushqimit

Maqedonia Veriore e dhjeta në botë për hedhje të ushqimit

Sistemi i rrjetit “Site siti” i cili mundëson që teprica e ushqimit në vend se të hidhet, të u shpërndahet kategorive me nevoja dhe familjeve të cilët nuk mund të sigurojnë ushqime, ky projekt është i përkrahur nga Ministria për punë dhe politikë sociale dhe Fondi për inovacion, siç është theksuar, me qëllim që kjo të bëhet në vazhdimësi.

Koordinatori i rrjetit Blazhe Josifovski sqaron se bëhet fjalë për sistem i cili ka për qëllim që tepricën e ushqimeve i cili është në gjendje të mirë dhe i sigurt, mos të përfundojë në deponi.

Ai gjatë ndarjes së çmimeve përkrahësve që ishin kyçur që nga viti i kaluar, ka thënë se në periudhën e kaluar janë shpërndarë 210 mijë pjata në më shumë se 3.300 qytetarë.

“Ky sistem duhet të përmirësojë gjendjen dhe fakti që Maqedonia është e 10 në botë për hidhje të ushqimit, në kushte kur 460 mijë qytetarë jetojnë në varfëri të skajshme dhe nuk mund të sigurojnë tri ushqime ditore”, thotë Josifovski.

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Mila Carovska ka deklaruar se nëpërmjet këtij sistemi arrihen dy vlera: më pak mbeturina dhe më pak njerëz të uritur në vend.