Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare për Inovacion 2019-2023

Qeveria miraton Strategjinë Kombëtare për Inovacion 2019-2023

Qeveria e Kosovës në mbledhjen sotme ka miratuar Strategjinë Kombëtare për Inovacion dhe Ndërmarrësi për periudhën 2019-2023.

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, gjatë propozimit të kësaj Strategjie, ka deklaruar se kjo do të mundësoj realizimin e objektivave që lidhen me inovacionin.  “Objektivat strategjike janë zhvillimi i një sistemi për inovacion, rritja për inovacion, mbështetja e të rinjve dhe grave në biznese. Synimi i ministrisë sonë është stimulimi i aktiviteteve inovative dhe me miratimin e kësaj strategjie mundëson realizimin e objektivat tona”, u shpreh Beqaj.