Shfletuesi ‘Firefox’ me një veti të re që do t’iu pëlqejë të gjithëve

Shfletuesi ‘Firefox’ me një veti të re që do t’iu pëlqejë të gjithëve

Mozilla lansoi sot versionin 66 të shfletuesit të Firefox-it. Ajo përmban të gjitha përditësimet e zakonshme të teknologjisë dhe rregullimet e gabimeve, por ka gjithashtu ka një përditësim efektiv: reduktimi i bezdisjeve online.

Me këtë përditësim, Firefox tani mund të bllokojë automatikisht audio dhe video automatike.

Për të lëshuar videon në një uebfaqën ku Firefox ka bllokuar videon, thjesht klikoni butonin luaj. Ju gjithashtu mund të bllokoni faqet çdoherë me opsionin ‘autoplaying’ dhe ‘unmuted’.

Një tjetër shqetësim i madh këto ditë janë reklamat që ngarkohen pasi teksti ose përmbajtja tjetër në një faqe tashmë është e dukshme.

Me këtë përditësim, Firefox-i po përpiqet ta rregullojë këtë, me qëllim që të mos ngarkohet përgjatë hapjes.