VIDEO - Buja: Një konferencë për Kosovën si Rambouillet, e rrezikshme

VIDEO - Buja: Një konferencë për Kosovën si Rambouillet, e rrezikshme

Ramë Buja, ish-anëtar i Delegacionit të Kosovës në Rambouillet, ka thënë se do të ishte e rrezikshme mër Kosovën nëse do të organizohej një konferencë për Kosovën siç ka qenë ajo e Rambouillet.

Buja ka qenë mysafir në “Studio e hapur” te RTK 3, ku ka kujtuar pjesëmarrjen në konferencë.

“Asnjë favor nuk mund të sjellë për Kosovën një konferencë si ajo e Rambujesë. Do të ishte rrezik i madh për Kosovën. Nuk jemi më në istikame për të mos qenë të menaxhueshëm, tashmë jemi të menaxhueshëm. Dialogu duhet të vazhdojë si dy shtete për t’i zgjidhur problemet”, ka thënë ai.

“Politika e Kosovës duhet të jetë bashkë në dialog me Serbinë”.

Buja ka thënë se fati i shqiptarëve të Kosovës ishte që marrëveshja nuk u nënshkrua nga Serbia.

Ai ka thënë se diplomati rus Boris Majorski gati sa nuk e theu derën kur doli nga salla ku ishte delegacioni serb.

Buja ka kujtuar se gjenerali i NATO-s Wesley Clark i tha delegacionit të Kosovës: “Djemë, nuk e urreni më shumë se sa unë Millosheviqin, sepse e ka mbushur kupën, nënshkrujeni marrëveshjen”.  

Ai ka kujtuar se sekretarja amerikane e shtetit Madeleine Albright i kishte pritur në këmbë delegacionin e Kosovës, derisa ata po merreshin me një dokument.