Muharremaj: Do të nisim peticion për mbylljen e kazinove e bastoreve

Muharremaj: Do të nisim peticion për mbylljen e kazinove e bastoreve

Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka thënë se këtë javë do të niset një peticion për ta shfuqizuar Ligjin për lojrëat e fatit dhe me këtë lokalet që e ofrojnë këtë veprimtari të mbyllen.

Duke folur në “Imazh” te RTK, ai ka thënë se për këtë janë pajtuar të gjithë në Asamblenë komunale dhe se 10 mijë nënshkrime do të mblidhen shumë shpejt, në mënyrë që ky peticion të dorëzohet në Kuvend.

Sipas tij me mbylljen e ketyre lokaleve në Shqipëri, është rritur numri i tyre në Kosovë, e posaçërisht në Suharekë pasi që është afër kufirit, dhe këto lokale janë bërë burim perleshjesh e vrasjesh, siç ndodhi ditë më parë kur një zyrtar policior vrau në të ri në një kazino.

Ai tha se aksionin për mbylljen e lokaleve të të lojërave të fatit do ta vazhdojë dhe secila që nuk i plotëson kushtet do të mbyllet.