​​Hahn: BE mbështet të drejtën për të protestuar, por jo dhunën

​​Hahn: BE mbështet të drejtën për të protestuar, por jo dhunën

Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerimi, Johannes Hahn ka shprehur mbështetjen për të drejtën e protestës dhe lirisë së shprehjes në Ballkanin Perëndimor, ndërsa dënoi të gjitha format e dhunës si të papranueshme.

Duke folur pas një takimi me Kryeministrin e Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev, Hahn tha se të gjitha format e dhunës janë të papranueshme dhe Bashkimi Evropian është shumë i rreptë në lidhje me këtë.

“Ka njerëz që duan që ne të detyrojmë vendosjen e sundimit të ligjit me idenë se ‘mund të hyjmë në një vend dhe të zëvendësojmë autoritetet’, duke përdorur forcën ushtarake”, u tha gazetarëve në Bruksel Hahn, duke shtuar se pikëpamja e BE-së për sundimin e ligjit është transparenca, demokracia dhe mbrojtja e gjyqësorit.

Sipas Hahn, rajoni duhet të shohë ndryshime politike të bazuara në procesin demokratik dhe zgjedhjet e lira dhe transparente.

“Kjo është ajo që ne mbështesim, por besimi se ne duhet të arbitrojmë, të themi se kush është i mirë dhe i keq, apo se kush duhet të largohet dhe kush duhet të vije në pushtet, nuk është aspak pikëpamja jonë”, deklaroi ai./Ora News/