Limaj: Beteja e Çanakalasë është ndër betejat më të mëdha që njeh bota

Limaj: Beteja e Çanakalasë është ndër betejat më të mëdha që njeh bota

Beteja e Çanakalasë është ndër betejat më të mëdha që njeh bota, ku ranë mijëra shqiptarë, ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj.

Ai ka vendosur lule te varret e shqiptarëve të Kosovës, që kishin humbur jetën në këtë betejë. 

"Bashkë me ambasadorin e Kosovës në Turqi, Avni Spahiun, kryetarin e Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtorin e Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Përkujtimore, Bislim Zogaj, morëm pjesë në shënimin e 104-vjetorit të betejës së Çanakalasë.

Në nderim të shqiptarëve të rënë në këtë beteje, vendosëm lule pranë varreve të tyre. Beteja e Çanakalasë është ndër betejat më të mëdha që njeh bota, ku ranë mijëra shqiptarë. 
FL", ka shkruar Limaj.