​​Ministri Matoshi premton investime në Ujëvarën e Mirushës

​​Ministri Matoshi premton investime në Ujëvarën e Mirushës

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, të cilin e ka siguruar se Ministria që ai drejton do të realizojë një sërë projektesh të rëndësishme për mjedisin dhe ambientin për qytetarët e Komunës së Malishevës.

Ministri Matoshi, ka thënë se gjatë këtij viti në Malishevë do të investohet në përmirësimin e gjendjes në sistemin e kanalizimeve, do të bëhet pastrimi i shtretërve të lumenjve si dhe ka paralajmëruar investime në Ujëvarën e Mirushës.

“Me Kryetarin e Malishevës Ragip Begaj, diskutuam për realizimin e disa projekteve në këtë komunë, që ndërlidhen me kanalizime, pastrime të shtretërve të lumejve si dhe me investime në zonën e Ujvarës së Mirushës”, ka shkruar ministti Matoshi në faqen e tij në Facebook.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi ka planifikur në buxhetin e vitit 2019 projekte të rëndësishme kapitale në shumicën e komunave të Kosovës, që ndërlidhen me fushën e ambientit, krijimin e kushteve për rritjen e kapaciteteve për ujë të pijes dhe pastrimin e deponive ilegale.