​​Vetëvendosje ndriçon Kurrizin me fenerë

​​Vetëvendosje ndriçon Kurrizin me fenerë

Lëvizja Vetëvendosje ka protestuar sonte kundër mos ndriçimit të hapësirës së shëtitores mbi Kurriz në Prishtinë. Aktivistet e LVV-së kanë ndezur fenerë, për ndriçuar këtë hapësirë të lënë anash nga Komuna Prishtinës.

“Përveç ndriçimit është shprehur brenga për neglizhencën e Komunës ndaj hapësirave të dedikuara për gjelbërim kur këtë punë do të mund ta kryente me Hortikulturën”, thotë LVV.

Postimi i plotë i Vetëvendosjes në Facebook:

Mospërfundimi i projektit të Kurrizit, shqetësim për banorët.

Vazhdon të mbetet i papërfunduar projekti i shetitores së Kurrizit në lagjen Dardania. Banorët e kësaj lagjeje janë ankuar veçanërisht për mungesë të ndriçimit, që e vështirëson jetesën e banorëve dhe bizneseve që operojnë në këtë lagje. Për banorët janë shqetësuese kabllot e rrymës që kanë mbetur të zbuluara dhe që paraqesin rrezik për banorët, e veçanërisht për fëmijët e lagjes.

Duke marrë parasysh këtë shqetësim me iniciativë të aktivistëve e anëtarëve të pikës Dardania, ndezëm disa fenerë e qirinjë që simbolikisht të përshkruajmë gjendjen në këtë pjesë të lagjes.

Përveç ndriçimit është shprehur brenga për neglizhencën e Komunës ndaj hapësirave të dedikuara për gjelbërim kur këtë punë do të mund ta kryente me 'Hortikulturën'.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë, fton ekzekutivin që të gjejë mënyra të zgjidhjes së këtyre problemeve, qoftë duke detyruar kompaninë kontraktuese ta përfundojë këtë projekt, ose duke përdorur kornizë-kontratat e shumëta që i ka në dispozicion komuna.


MË SHUME NGA Nacionale