O’Conell: Kapiten Hoxha do të trajnojë oficerët e rinj britanikë

O’Conell: Kapiten Hoxha do të trajnojë oficerët e rinj britanikë

Ambasadori Britanik, Ruari O’Conell sot është takuar me kapitenin Ismail Hoxha, oficerin e parë të Forcës së Sigurisë së Kosovës i cili do të dërgohet si instruktor në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani të Madhe.

O’Conell tha se Mbretëria e Bashkuar gjithmonë ka ndihmuar në trajnimin dhe zhvillimin e njerëzve nga Kosova dhe tani Hoxha do të trajnoj oficier të rinj britanikë.

“Për mbi 20 vjet, Mbretëria e Bashkuar ka ndihmuar në trajnimin dhe zhvillimin e njerëzve  nga shoqëria kosovare. Ky investim po kthehet tani me kapiten Hoxha i cili do të trajnoj oficerët e rinj britanikë. Marrëdhënia jonë po bëhet një partneritet i vërtetë”, ka thënë ai.

Kapiten Hoxha kishte ndjekur më parë Sandhurstin si një kadet zyrtar dhe më pas ishte përgjegjës për trajnimin e komandantëve të togorëve të këmbësorisë në Shkollën e Betejës së Këmbësorisë në Uells. 

Kapiten Ismail Hoxha në këtë akademi do të jetë i angazhuar për dy vite rresht, për të vazhduar  më pas kontributin e tij në ngritjen e kapaciteteve trajnuese në FSK sipas mandatit  të ri./Indeksonline/


MË SHUME NGA Aktuale