Reagon Telekomi: Krasniqi po dezinformon për dorëheqjen

Reagon Telekomi: Krasniqi po dezinformon për dorëheqjen

Bordi i Drejtorëve të Telekomit ka thënë se Fidel Krasniqi ka dhënë dorëheqje në dhjetor të vitit 2018 dhe se ai tash po dezinformon.

Përmes një reagimi për media Bordi ka thënë se Krasniqi që nga dorëheqja e tij më shumë se tre muaj ka bërë presion tek anëtarët e bordit, menaxhmenti, si dhe ka qenë i përfshirë në forma të ndryshme në marrëdhënie kontraktuale me Z Mobile.

SQARIM PËR OPINIONIN

Me qëllim që opinion të jetë I informuar drejtë dhe të përgjigjemi ndaj presioneve që po i bëhen Telekomit të Kosovës, Bordi i Drejtorëve të Telekomit të Kosovës bënë këtë deklaratë sqaruese.Sot në media është dhenë një lajm kinse njëri nga antarët e Bordit të Drejtorëve, z. Fidel Krasniqi, ka dhënë dorëheqje kinse për qëllime morale.Edhe kjo dezinformat ka për qëllim që të shtoj presionin ndaj Telekomit të Kosovës nga subjekte të ndryshme që kanë pretendime përfitimi nga Telekomi I Kosovës.E vërteta është që Fidel Krasniqi ka dhënë dorëhqje në fillim të muajit dhjetor të 2018 (dhe ky vendim do t’i bëhet i ditur mediave) dhe bordi është plotsuar me antarë të ri tash e më shumë se tre muaj. Sipas informative nga vet z. Krasniqi, ai ka dhënë dorëheqje me qëllim që të përzgjidhet si kryeshef por ka qenë e pamundur pasi që z. Krasniqi ka pas konflikt interesi me pozitën që e ka pretenduar dhe si përfundim nuk është përzgjedhur nga Bordi i Drejtorëve.
Përkujtojmë që z. Fidel Krasniqi ka qenë pjesë e Bordit të Drejtorëve të Telekomit dhe duke pas pretendime më të mëdha edhe pse në kundërshtim me ligjin, që nga dorëheqja e tij më shumë se tre muaj më parë vazhdimisht ka bërë presione të ndryshme si antarve të bordit gjithashtu edhe menaxhmentit dhe ka qenë i përfshirë në forma të ndryshme në marrdhënjen kontraktuale të Z. Mobile.

Lusim mediat dhe institucionet që të bëjnë kujdes dhe të përmbahen nga dezinformatat e tilla tendencioze.