Gazetari gjerman kundër idesë së "korrigjimit të kufijve"

Gazetari gjerman kundër idesë së "korrigjimit të kufijve"

Erik Rathfelder, gazetar gjerman,ka dalur kundër idesë se korrigjimit të kufijve mes Kosovës e Serbisë.

Ai ka folur të martën në “55 minuta” te RTK 3.

“Unë jam shumë pesimist sa i përket qasjes etnike dhe shkëmbimit të territoreve. Mendoj se kjo sjellë shumë problem pastaj. Çka do të ndodhë në Mal të Zi, Maqedoni e Bosnë e Hercegovinë?”, ka thënë ai.  

“Nëse fuqitë ndërkombëtare janë të të gatshme për përparimin e dialogut, atëherë mund të dalë diçka. Por nëse vihen në pyetje parimet e bashkëjeteses njerëzore, atëherë diçka nuk është në rregull”.