​ISIS-i vazhdon të humbasë terren

​ISIS-i vazhdon të humbasë terren

Baza e ISIS-it në Baguz, në juglindje të Sirisë, iu nënshtrua një rrethimi të plotë nga ana e forcave kurod-siriane të mbështetura nga SHBA-ja që më pas e pushtuan.

“Gjatë rrethimit qindra luftëtarë të plagosur, ose të sëmurë, u kapën rob dhe u transferuan në spitalin më të afërt”, njoftoi një burim brendshëm kurd.

“Megjithatë vazhdon të ketë ende grupe që bëjnë rezistencë të cilat janë strehuar pranë lumit Eufrat”, theksojnë këto burime./ATSH/