​"Batman" padit Valencian për logon

​"Batman" padit Valencian për logon

Më saktësisht, nuk bëhet fjalë për superheroin me maskë, por për DC Comics, kompaninë që prodhon historitë e njeriut-lakuriq që lufton krimin në Gotam Siti, e cila ka nisur një betejë ligjore ndaj spanjollëve.

Gjithçka ka lidhje me logon e 100-vjetorit të klubit spanjoll i cili ashtu si stema e klubit, ka sipër saj një lakuriq nate.

Kompania e cila menaxhon të drejtat e imazhit të DC Comics, mendon se logoja e zgjedhur është një kopje e atyre në filmat me superheronj, ndaj ka bërë ankesë në zyrën e mbrojtjes së të drejtave intelektuale në Bashkimin Evropian.

Te Valencia janë të bindur se do të fitojnë këtë betejë kundër superheroit.

Sipas tyre është shumë e thjeshtë dhe e zgjidh gjithçka historia. Batman është krijuar në fillimin e viteve ‘30, ndërsa klubi dhe lakuriqi i natës si stemë përfaqësuese, po festojnë 100-vjetorin.