Tetë të dashurat e DiCaprios: Asnjëra nuk kishte mbi 25 vjet

Tetë të dashurat e DiCaprios: Asnjëra nuk kishte mbi 25 vjet

Leonardo DiCaprio është një nga meshkujt më të kërkuar të botës së Hollivudit. Që kur u shfaq në skenë në fillim të viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar, aktori i famshëm ka argëtuar publikun me jetën e dashurisë.

Ai është veçanërisht i dhënë pas biondinave dhe modeleve, por në listën e grave me të cilat ka pasur lidhje gjenden edhe aktore dhe këngëtare.

E veçanta e femrave që ka pasur në jetë aktori është se asnjëra nuk kishte më tepër se 25 vjet kur janë lidhur me DiCaprion. Deri në vitin 1999, kur ishte 25 vjeç, nuk ishte çudi, sepse ishin bashkëmoshatar, por sot ndryshimi është 23 vjet mes tij dhe të dashurave.

Gisele Boundchen

Kur Leonardo ishte 24 vjeçar filloi një lidhje me modelen braziliane, e cila atëbotë ishte 18-vjeçare. Dyshja ka qenë në lidhje për pesë vjet.

Bar Refaeli

Pas ndarjes me Gisel, Leo në një ndejë private u takua me modelen izraelite, Bar Rafaelin. Ajo ishte atëherë 20-vjeçare dhe para se ai të mbushte 25-vjeçar, ajo u nda.

Blake Lively

DiCaprio nuk “mbajti zi” për Barin për një kohë të gjatë. Ai u takua me aktoren Blake Lively, e cila ishte 23-vjeçare në atëkohë. Ishte një romancë shumë e shkurtër – ata u ndanë vetëm pas pesë muajve.

Erin Heatherton

Pas Blake, Leo përsëri i hodhi syrin një modele. Bëhet fjalë për “engjëllin” Erin të Victoria Secret’s, e cila ishte 22 vjeçare. Kjo lidhje nuk zgjati shumë – ata përfunduan romancën pas vetëm 11 muajve.

Toni Garrn

Garn është gjithashtu “engjëll” i Victorias, e cila filloi të takohej me Leon kur ishte 20-vjeçare gjersa aktori ishte 38-vjeçar. Ata qëndruan në lidhje për një vit e gjysmë.

Kelly Rohrbach

Rorbach është vajza e vetme që filloi të takonte me Leonardo në moshën 25 vjeçare. Por, duke pasur parasysh se aktori ishte 40-vjeçar, dallimi është i madh. Megjithatë, kjo lidhje zgjati vetëm gjashtë muaj.

Nina Adgal

Pas Kellyt, Leonardo filloi një lidhje me modelen daneze, Nino Adgal. Megjithëse, shumë menduan se lidhja e tyre do të zgjat gjatë, por aktori 42-vjeçar e la bukuroshen pas një viti. Bukuroshja atëbotë ishte afër të mbush 25 vjet.

Camila Morrone

Dhe tani jemi te dashura aktuale e Leos, aktores Kamila Morona. Aktorja dhe modelja e Leonardos është më e re për 23 vjet, ndërsa ai është, megjithatë, dy vjet më i vjetër se nëna e saj, Lusile Sole. Dhe ndërsa shumë mendonin se ishte një tjetër aventurë e shkurtër e aktorit, çifti ka një vit që janë të lidhur.