“Streha mes reve” vlerësohet me çmim në SHBA

“Streha mes reve” vlerësohet me çmim në SHBA

Filmi shqiptar “Streha mes reve” shpallet fitues i çmimit Global Vision Awards, në festivalin e filmit “Cinequest” në San Jose të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Lajmin e mirë e ndan me publikun regjisori dhe producenti i këtij filmi, Robert Budina.

“Streha mes reve”, apo “A Shelter Among the Clouds” sjell dramën e një pjese të shoqërisë shqiptare që i duhet të jetojë mes normave e moralit të kanunit a vendit dhe rregullave që diktohen nga besimet fetare.

Po kështu filmi mendohet të përcjellë edhe natyrën e jashtëzakonshme të Veriut të Shqipërisë, përmes interpretimit të aktorit shqiptar Arben Bajraktari, të njohur edhe në “Hollywood”, përmes filmit “Taken”./a2news/