Land Rover Defender me motor nga BMW

Land Rover Defender me motor nga BMW

Ky nuk është bashkëpunimi i parë, që Land Rover po e realizon me prodhuesin e njohur gjerman.

Brenda një kohe të shkurtër, prodhuesi britanik pritet ta shfaqë zyrtarisht modelin Defender. Me afrimin e kohës së prezantimit, bëhen të ditura detajet e kësaj makine, që deri më tani është parë vetëm nga jashtë.

Raportohet se Land Rover ka nënshkruar bashkëpunim me BMW, që ta furnizojë me motorë, që do të instalohen në këtë veturë për të gjitha terrenet.

Megjithëse nuk dihet se cili motor, apo nga cila veturë do të përzgjidhet për Defender, por besohet se do të jetë i të dyja funksioneve, si me djegie të brendshme, si dhe hibrid i elektrifikuar.

Bashkëpunimi mes këtyre dy kompanive nuk është i parë, pasi në vitin 1994 Rover Group kishte kërkuar ndihën e BMW, që e furnizoi me motor për Range Rover dhe Freelander.

Motorët me nga 192 kuaj fuqi, Land Rover i ka përdorur deri në vitin 2000.