2 mijë makina në fund të oqeanit, mbytet anija

2 mijë makina në fund të oqeanit, mbytet anija

Një anije që mbante rreth 2 mijë makina, mes tyre edhe shumë luksoze, me vlerë miliona dollarë, është mbytur pranë brigjeve të Francës.

Ngjarja ka ndodhur rreth 150 milje larg nga brigjet e Francës, në jugperëndim të Brestit. “Grande America”, një anije mallrash që operonte nga kompania italiane “Grimaldi Lines”, po lundronte nga Hamburgu në Casablanca, me destinacion final Brazilin.

Fillimisht, zjarri shkrumboi kontejnerët në të cilët gjendeshin rreth 2 mijë makina, mes të cilave edhe 37 Porsche, 4 model 911 GT2 RS që kapin një vlerë prej 300 mijë dollarë. Porsche informoi klientët në Brazil se do të rifillojë prodhimin e modelit për shkak të kësaj ngjarje. Po ashtu, në fund të oqeanit Atlantik përfunduan edhe një numër i madh makinash Audi A3, A5, RS4, RS5 dhe Q7.

Fatmirësisht, 27 anëtarët e ekuipazhit të anijes u shpëtuan nga autoritetet britanike.