ShBA-ja vendos sanksione ndaj kompanisë minerare venezuelase

ShBA-ja vendos sanksione ndaj kompanisë minerare venezuelase

Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi se do të vendosë sanksione mbi kompaninë minerare venezuelase “Minerven” dhe presidentin e kësaj kompanie.

Sipas deklaratës së Departamentit të Thesarit, “Minerven” është e vetmja kompani shtetërore e përpunimit të arit në Venezuelë dhe ajo përkrah qeverinë e Nicolas Maduro, kryesisht përmes përpunimit dhe tregtisë së arit.

Po ashtu, në deklaratë thuhet se pasuritë e “Minerven” brenda territorit të ShBA-së do të ngrijnë dhe shtetasit amerikanë e kanë të ndaluar të bëjnë transaksione me këtë kompani.

Qeveria amerikane njohu më 23 janar kryeparlamentarin dhe drejtuesin e opozitës së Venezuelës, Juan Guaido si president të përkohshëm të vendit.

Gjithashtu, Departamenti i Thesarit shpalli më 28 janar sanksione ndaj kompanisë venezuelase të naftës PDVSA, për të nxitur dorëheqjen e Maduros.