Gruaja gati gjeti vdekjen, injektoi lëngun e frutave në gjak

Gruaja gati gjeti vdekjen, injektoi lëngun e frutave në gjak

Gruaja kineze 51-vjeçare, e quajtur Zeng, po ndiqte një ilaç popullor për të përmirësuar shëndetin dhe mendoi se mund të thithte më mirë lëndën ushqyese të frutave nëpërmjet injektimit në gjak.

Menjëherë pas injektimit, gruaja pati temperaturë të lartë dhe kruajtje të lëkurës, duke përfunduar në spitalin Chenzhou, në Provincën Hunan.

Në fillim, gruaja injoroi simptomat dhe shkoi në spital vetëm pasi burri saj i tronditur zbuloi rreth infuzionit më 22 shkurt, sipas Xiaoxiang Morning News.

Mjeku Liu Jianxiu u tha gazetarëve se gruaja pati një infeksion të rëndë, dëmtim të zemrës, veshkave dhe mëlçisë.

Mjekët pastruan gjakun duke përdorur dializë dhe duke i injektuar agjentë të koagulimit.

Pas pesë ditësh trajtim intensiv, gjendja e gruas u përmirësua.

“Mendova se frutat e freskëta ishin shumë ushqyes dhe kurrë nuk mendova se do të ishin të dëmshme duke i injektuar në trupin tim”,tha Zeng.