Gruaja e parë që fitoi çmimin prestigjioz Able për matematikë

Gruaja e parë që fitoi çmimin prestigjioz Able për matematikë

Një profesoreshë amerikanë është bërë gruaja e parë që ka fituar çmimin Able Prize – një prej çmimeve më prestigjioze në fushën e matematikës.

Karen Keskulla Uhlenbeck nga Universitet i Teksasit në Austin është vlerësuar me këtë çmim që llogaritet si “Nobeli” i matematikës, që jepet nga Mbreti i Norvegjisë, shkruan Euronews.

76 vjeçarja ka fituar këtë çmim për arritjet e saj në ekuacionet diferenciale gjeometrike, teoritë e matësve të sistemeve integrale dhe për ndikim themelor të analizës së saj në gjeometri dhe fizikë matematikore.

Çmimi përfshinë dhe një çek me vlerën 620,000 euro.

Sipas Able Prize, puna e Uhlenbeck ka çuar drejt disa avancimeve të rëndësishme në matematikë në 40 vjetët e fundit.