Sonte në orën 19:00, miqësorja Kosovë-Danimarkë në RTK HD

Sonte në orën 19:00, miqësorja Kosovë-Danimarkë në RTK HD

Kombëtarja e Kosovës në futboll sonte në orën 19:00, do të ballafaqohet në miqësore me Kombëtaren e Danimarkës.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, i cili pritet të jetë i mbushur me shikues, duke pasur parasysh se të gjitha biletat për këtë ndeshje ka disa ditë që janë shitur.

Danimarka është njëra nga kombëtarët më cilësore në botë, pasi zë vendin e 10-të në renditjen e FIFA-s.  

Kjo ndeshje vlerësohet si një test i vërtetë i Kosovës për ta parë forcën reale pas suksesit të arritur në Ligën e Kombeve me ekipe të nivelit më të ulët dhe njëherësh i shërben përzgjedhësit Bernard Challandes si përgatitje për ndeshjen kualifikuese për “Euro 2020” kundër Bullgarisë më 25 mars në Prishtinë.

Kosova vjen në këto dy ndeshje pa pësuar asnjë humbje në vitin 2018, ndërsa lojtarët e saj janë duke kaluar në formën shumë të mirë me klubet e tyre. 

Ndeshja Kosovë - Danimarkë transmetohet drejtpërdrejt në RTK HD me komentim të Skyfter Blakajt si dhe në RTK Radio.