Ministri Ismaili vizitoi mjekët Italianë në QKUK

Ministri Ismaili vizitoi mjekët Italianë në QKUK

Po vihen bazat e operimeve në zemër të fëmijët Ministri i shëndetësisë, Uran smaili, së bashku me ambasadorin Italian Piero Sardi, vizituan mjekët italianë që po operojnë fëmijët e sëmurë nga zemra në QKUK.

Duke falënderuar mjekët italianë për shërbimin e tyrë në operimin e fëmijëve dhe trajnimin e mjekëve kosovarë për këto lloj operimesh, ministri Ismaili tha se kështu po vihen bazat edhe të kardiokirurgjisë pediatrike në Kosovë. “Me ambasadorin italian, Piero Sardi, vizituam Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK, ku mjekët italianë po u kryejnë operime të ndërlikuara në zemër të rriturve dhe fëmijëve.

Jashtëzakonisht falënderues ndaj Italisë për gatishmërinë për të zhvilluar trajnime të rëndësishme për ngritje profesionale të mjekëve tanë”, tha ministri Ismaili duke shtuar. “Vënia e bazës për nisjen e operimeve në zemër për fëmijë edhe në Kosovë, është përkushtimi ynë i përbashkët. Me miq të tillë edhe reformat në shëndetësi janë më të lehta”, përfundoi ai.


MË SHUME NGA Shëndetësi