Shëndetësia, primare në komunën e Klinës

Shëndetësia, primare në komunën e Klinës

Kryetari i Klinës, Zenun Elezaj ka thënë se janë duke punuar maksimalisht për të parandaluar ndërtimet pa leje si dhe parregullsitë me punësimet familjare, në këtë komunë.

Elezaj në programin e mëngjesit në Klan Kosova, deklaroi se angazhimi i tij kryesisht është i fokusuar në shëndetësi ku dhe shpalosi disa nga planet e reja në këtë sektor, njofton Klan Kosova.

”Zona urbane është në rregull por qyteti i Klinës është karakteristik. Kemi pasur ndërtime pa leje, por po monitorohen”.

”Me projektin e hartave zonale kemi ide ta urbanizojmë. Kemi pasur investime në shëndetësi tek një emergjencë të cilën mund ta vizitoni”.

”Kemi investime 100 mijë euro ku do t’i rregullojmë të gjitha ambullantat për të krijuar kushte për qytetarët”.

”Kemi kamera të sigurisë në QKMF. Në të gjitha ato ambullanta do të vendosen kamera vëzhgimi sepse kemi punë me mjek”.

”Me gjithë faktin se Klina nuk ka mjek, kam informata që tani kemi mjekë të ri pothuajse në fazën e çertifikimit të licencave por numri do të kompletohet”.

”Po tentojmë t’ju shërbejmë qytetarëve për të mirë. Muajin e fundit mësimdhënës kam punësuar edhe nga komunat fqinje”.

”Kuptohet se nuk ka diploma për të gjithë. Ka shumë kuadro dhe do të punësojmë ata që duhet të punësohen”.