“Gurra Folk Fest” me 300 të pasionuar pas folklorit e polifonisë labe

“Gurra Folk Fest” me 300 të pasionuar pas folklorit e polifonisë labe

Rreth 300 nxënës të shkollave të mesme të qarkut të Vlorës janë pjesëmarrës të edicionit të tretë të festivalit “Gurra Folk Fest”, që çeli siparin në qytetin e Sarandës.

Ky festival organizohet nga Ministria e Kulturës, Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare Vlorë me mbështetjen e Drejtorisë Arsimore Rajonale Vlorë dhe me Qendrën e Kulturës dhe Artit Vlorë.

Drejtori i DRKK Vlorë, Orgest Feimi, tha për se “në këtë festival marrin pjesë mbi 20 shkolla të mesme, me rreth 300 nxënës që performojnë”. Sipas tij, më 25 mars do të zhvillohet dita e dytë e festivalit në Vlorë, ndërsa më 29 mars është dita finale e festivalit. /ata/