Miratohet ilaçi për trajtimin e depresionit pas lindjes

Miratohet ilaçi për trajtimin e depresionit pas lindjes

Për herë të parë në histori, Rregullatori për Ushqim dhe Ilaçe në Amerike (FDA) ka miratuar një medikament të caktuar veçanërisht për trajtimin e depresionit pas lindjes.

Ekspertë shëndetësore dhe mjekë kanë thënë e kjo ofron një shpresë të re për gratë.

FDA njoftoi miratimin e një infuzion intravenoz të ilaçit brexanolone, i cili në testimet klinike ka treguar se funksionon brenda disa orësh për të trajtuar simptomat e depresionit pas lindjes, një sëmundje serioze mendore që ndikon një në nëntë nëna të reja pas lindjes.

“Depresioni pas lindjes është gjendje serioze që mund të jetë i rëndë dhe kërcënuese për jetën. Gratë mund të përjetojnë mendime që i shtyjnë të dëmtojnë veten apo fëmijën e tyre. Ilaçi i ri është aprovuar posaçërisht për të trajtuar depresionin pas lindjes, duke ofruar një mundësi të re trajtimi” tha në një njoftim për shtyp Dr Tiffany Farchione, drejtor i Departamentit të Produkteve të Psikiatrisë në Qendrën e FDA-së.

Trajtimi administrohet si një pikë e vetme 60 orëshe e infuzionit dhe është gjetur të ketë efekte anësore të lehta, si dhimbje koke, marramendje ose përgjumje të tepruar, por edhe humbje të papritur të vetëdijes. Megjithatë, disa gra mund të mos i përballojnë këto pengesa pasi kërkon 60 orë kohë.

Andaj ilaçi është i qasshëm tek pacientet përmes një programi të kufizuar të distribuimit në institucionet e certifikuara shëndetësore ku pacientet mund të monitorohen nga afër.


MË SHUME NGA Shëndetësi