Nisin xhirimet e filmit “Rruga Fan Noli”

Nisin xhirimet e filmit “Rruga Fan Noli”

Është gazetari Milot Hasimja, i cili ju sjell xhirimet e një filmi i cili pritet të dal për pak kohë.

Skenari është shkruar nga reperi Milot Hoxha apo i njohur si Taste 2 dhe është në regji të Jehona Berishës. Filmi i shkurtër quhet “Rruga Fan Noli”.

Filmi flet për një ngjarje tronditëse të vitit 2007, një njërën prej lagjeve më të vjetra të kryeqytetit. Vrasje u dyfishtë krye. Për Milot Hoxhën, ky është skenari i parë me të cilin ai i futet kësaj industrie jo fort të lehtë. Skena e cila po xhirohej këtë ditë, na kthen në pjesën e burgut, tek vrasësi.

Ky rrol po luhet nga aktori I njohur shqiptar, Arben Bajraktaraj. Arbenin e kemi parë në shumë rrole të mëdha filmike nga filmi “Harry Poter” e deri tek filmi I përfolur “Taken”. Eksperienca e Arbenit bënë që edhe regjisorja e re Jehona Berisha dhe skenaristi Milot Haxha të ndihet mirë.

Filmi “Rruga Fan Noli”, pritet të shfaqet në ekranin e madh të kinemave apo do të jetë gati për festivale të ndryshme në fund të këtij viti