Aksident në Tepelenë, 5 të lënduar dërgohen me helikopter në Tiranë

Aksident në Tepelenë, 5 të lënduar dërgohen me helikopter në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, ku 5 persona kanë mbetur të lënduar.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur aksidenti dhe emrat e të lënduarve ende nuk dihen.

Të lënduarit janë transportuar në Spitalin e Traumës me anë të dy helikopterëve të Forcave të Armatosura, për të marrë ndihmë më të specializuar./a2news/