Vuajtjet e shqiptarëve përmblidhen në librin “Eksodi ‘99”

Vuajtjet e shqiptarëve përmblidhen në librin “Eksodi ‘99”

Në Bibliotekën Kombëtare u promovua libri “Eksodi ‘99” – Dëbimi me dhunë i popullatës shqiptare nga Kosova.

Ky libër është përmbledhje punimesh nga konferenca shkencore e organizuar nga OJQ “Eksodi ‘99” – Mitrovicë.

“Në shënimin e 20-vjetorit të OJQ-së “Eksodi ‘99” promovuam librin me të njëjtin emër. Këto punime janë krijime të të gjithë popullit shqiptar dhe i kemi përmbledhur në këtë libër. Në moton “Mos të harrojmë të kaluarën, drejtë bashkimit kombëtar”, po e shpalosim këtë libër”.

Në libër janë të përfshira vuajtjet e popullit shqiptar dhe largimit të tyre me dhunë nga pushteti serb.

“Ne kemi marrë një qëndrim që ata që shpëtojnë duhet të gjejnë formë që të përkujtojë këtë tragjedi, që të mos harrohet e kaluara. Ne dëshirojmë që kjo histori e hidhur të përfundojë një herë e përgjithmonë dhe mos të ketë më ngjarje të tilla”, ka thënë Ali Topalli, kryetari i OJQ-së “Eksodi ‘99”.