OAK jep rekomandimet lidhur me Projektligjin e Punës

OAK jep rekomandimet lidhur me Projektligjin e Punës

Analiza e Projektligjit të Punës dhe Rekomandimet e Odës së Afarizmit të Kosovës, ishin qëllimi i konferencës për media të mbajtur gjatë ditës së sotme nga OAK.  

Qëndresa Ibrahimi koordinatore në OAK, tha se Ligji i Punes ka për qëllim të rregulloj të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga marrëdhënia e punës, andaj OAK konsideron që ky projektligj lë shumë hapësirë për përmirësime dhe ndryshime, të cilat duhet të inkorporohen me qëllim që pas miratimit të Ligjit të Punës, ai të jetë i zbatueshëm në praktikë e të mos mbesin vetem në sirtar.

Ndërsa Vanesa Gashi zyrtare e OAK-së deklaroi se ky projektligj synon avancimin e të drejtës së punëtorëve dhe bizneseve dhe rregullimin e një varg çështjesh në fushën e marrëdhënies së punës, sipas standardeve ndërkombëtare dhe rrethanave socio-ekonomike të vendit.

“Ne si OAK kemi bërë kërkesa të vazhdueshme për intervenim adekuat në ligj, duke propozuar seminare 3 ditore me palët e interesit, mirëpo kjo kërkesë nuk është marrë parasysh” tha ajo.

Gashi theksoi që sipas Entit të Statistikave numri i papunësisë në Kosovë është në nivel të lartë dhe e vetmja shpresë për këtë vend është sektori privat, duke marrë parasysh që në sektorin publik vendet e punës janë të stërngarkuara, gjithashtu punonjësit e institucioneve publike janë hargjues të buxhetit të shtetit, në ndërkohë që sektori privat përveç që siguron të ardhura, ata kontribuojnë edhe në rritjen e të hyrave në shtet nga tatimet dhe fitimet e bizneseve.

Prandaj ne si OAK në bashkëpunim me institucionet qeveritare, duhet të ju krijojmë një klimë të re dhe pozitive bizneseve në Kosovë, do të thotë lejimin e zhvillimit të veprimtarisë në sektorin privat, pasi që në këtë mënyrë edhe mundësitë janë më të mëdha për vende të reja të punës dhe natyrisht rritje ekonomike të vendit, tha Gashi.

Ajo i prezantoi pikat e ligjit që Oda e Afarizmti ka analizuar:

PUSHIMI MJEKËSOR:

Ka pasur kërkesa nga asociacionet e ndryshme që pushimi mjekësor të jetë pa limit, gjë që tek NENI 89 kemi të cekur qartë se: Punonjësi në rast të sëmundjes ka të drejtë për pushim mjekësor të rregullt mbi bazen deri në 20 ditë të punës, me kompenzim prej 100% të pagës, prandaj OAK mendon se duhet t’i përmbahemi këtij ligji evident. Arsyeja është se biznesi e ka të pamundur të paguaj një punëtor më shumë se 20 ditë sepse krijohet barrë për biznesin, prandaj ky obligim duhet të kaloj tek sigurimi shëndetësor dhe sigurimi i punës që janë në kompetencë të institucioneve të Kosovës për t’i krijuar këto kushte.

Kohëzgjatja e paralajmërimit të largimit të punëtorit nga puna:

 NENI 42 thotë: Nëse kontrata e punës shkëputet, sipas NENIT 35 barra e provës mbetet mbi punëdhënësin.

Atëherë si ka mundësi nëse një punëtor detyrohet ta lë punën pa paralajmërim dhe mos të has në ndonjë ndëshkim, kur për punëdhënësin ndodhë e kundërta, nëse ai detyrohet të largoj punëtorin nga puna pa paralajmërim, punëdhënësi mund të gjobitet deri në vlerën 40.000 euro.

Shembull: Tek sektori i prodhimtarisë nëse punëtori detyrohet ta lë punën pa paralajmërim dhe pa ndonjë aryse të fortë, në këtë rast pëson punëdhënësi, pasi që është e vështirë për një afat të shkurtër kohor të gjej një punëtor profesionalist që ka njohuri dhe aftësi mbi atë lëmi, psh. tek makineritë prodhuese, inxhinierët etj, në varësi nga natyra e punës.

NENI 34 thotë:

Punonjësi e ka të drejtën e shkëputjes së kontratës së punës në mënyrë të njëanshme dhe,

Punonjësi me kontratë me afat të caktuar për shkëputjen e kontratës, duhet ta informoj punëdhënësin paraprakisht në formë të shkruar në afatin prej 15 ditësh, ndërsa për kontratat me afat të pacaktuar, paralajmërimi i shkëputjes së kontratës është 30 ditë paraprake.

Prandaj rekomandimet e Odës së Afarizmit të Kosovës janë :

Për kontrata me afat të caktuar, paralajmërimi i dorëheqjes apo largimit nga puna të jetë 30 ditë për të dyja palët.

Ndërsa për kontratat me afat të pacaktuar, paralajmërimi dorëheqjes apo largimit nga puna të jetë 90 ditë për të dyja palët.

Siaps OAK-së, në këtë mënyrë do të mbrohen punëtori dhe punëdhënësi, duke krijuar një siguri të plotë për të dy palët, kjo është edhe praktikë Evropiane.

Autor: RTKlive