Gjellë orizi me mish pule

Gjellë orizi me mish pule

Një gjellë e përsosur, që shkon me çdo vakt ushqimi.

Përbërësit:

1 vezë

1 buljon supe viçi

2 lugë gjelle miell misri

2 lugë gjelle ajkë të thartë/shtalpë

½ gotë oriz

60 gr karrota

150 gr gjoks pule i copëtuar në pjesë të vogla

2 lugë gjelle vaj

kripë dhe piper i zi

magdanoz.

Udhëzimet:

Mishin priteni në copë sa më të vogla.

Karrotën grijeni trashë në rende.

Miellin fërgojeni në vaj të nxehtë për 20 sekonda. Më pas shtojani një gotë ujë duke e trazuar vazhdimisht e më pas edhe 1 litër tjetër me ujë.

Shtoni tek tenxherja karrotën dhe mishin e pulës.

Pasi të ketë marrë valë, e lëmë të ziejë edhe për 5 minuta të tjerë e më pas shtojmë orizin dhe buljonin e supës.

E lëmë të ziejë edhe 15 minuta të tjera, derisa të zihet orizi.

Në një enë rrahim vezën me shtalpën, shtojmë dy lugë nga gjella që është duke u zier dhe i rrahim mirë të gjitha me tel kuzhine.

Masën e përgatitur e hedhim tek tenxherja , e përziejmë mirë dhe e kthejmë në zjarr edhe për pak minuta derisa të fitojmë një masë homogjene.