Supë e shëndetshme me rrepa

Supë e shëndetshme me rrepa

Një supë e shijshme dhe jashtëzakonisht e shëndetshme.

Përbërësit:

3 rrepë e kuqe

1 patate

1 karrotë

1 presh (purrinj)

lëng supe perimesh

¼ lugëz hudhër pluhur

kripë

1/2 lëng limoni

1 lugëz piper i bardhë

ajkë për gatim

vaj ulliri.

Udhëzimet:

Preshin lajeni e më pas priteni në rrathë. Në vend të tij, mund të përdorni edhe qepë.

Karrotën lajeni, qërojeni e grijeni në rende.

Vajin e ullirit ngroheni në një tigan e më pas fërgoni në të preshin dhe karrotën e grirë.

Rrepat dhe pataten lajini mirë dhe vërini të ziejnë të paqëruara.

Pasi të zihen, qërojini dhe pritini në kubikë e më pas shtoni tek preshi e karrota.

Të gjitha bashkë bluajini me blender.

Shtojeni hudhrën pluhur, piperin, kripën, lëngun e limonit dhe lëngun e pulës.

Miksojini edhe një herë të gjitha dhe në fund shtoni edhe ajkën për gatim.