Ahmetaj: Shqipëria me nivelin më të ulët historik të papunësisë

Ahmetaj: Shqipëria me nivelin më të ulët historik të papunësisë

“Dua të përmend një raport të rëndësishëm që ka dalë dje dhe që është raporti i tretë i Bankës Botërore për sa i përket tregut të punës dhe lëvizjeve në punësim dhe në papunësi në Ballkanin Perëndimor. Të dhënat janë pozitive por që praktikisht kanë lëshuar një alert për politikëbërësit në qeveri dhe parlamente për sa i përket të ardhmes së tregut të punës në Ballkanin Përëndimor”, u shpreh deputeti i Partisë Socialiste Arben Ahmetaj gjatë seancës paralmentare.

“Të dhënat e këtij raporti shënojnë Shqipërinë si një nga vendet e para në rritjen e pjesëmarrjes në forcën e punës me 60%, ku mos harrojmë që është nisur me 50% dhe 52% kjo pjesëmarrje në vitet 2012-2013. Sot papunësia në Shqipëri është 12.3% më e ulëta historike. Po të shohim kostot e krahut të punës në Ballkanin Perëndimor janë shumë të ulëta dhe Shqipëria ngelet nga më të ultat megjithëse duke e përputhur me rritjen më të madhe të pagës reale vendi ynë e ka 6.6% krahasimisht me vendet e tjera të ballkanit”, tha Ahmetaj.

Ai vijoi se, ”ajo që duhet të bjerë si kambanë për politikëbërësitë është produktiviteti. Ky produktivitet për Shqipërinë vazhdon të mbetet i ulët dhe kjo është dhe arsyeja pse praktikisht një pjesë e ekonomisë shqiptare akoma nuk ka arritur të tërheqë investime me vlerë të shtuar në sektorë ku vlera e shtuar që ngelet në vend apo vlera e shtuar që krijohet është më e madhe krahasimisht, kjo është një nga sfidat e ekonomisë”.

”Ka një shifër interesante po që sërish është alert krahasimisht me vitin 2016- 2017 ku në Ballkanin Perëndimor janë krijuar 231 mijë vende pune, ku 63% e vendeve të punës të krijuara në Ballkanin Perëndimor janë krijuar në Shqipëri”, përfundoi deputeti i Partisë Socialiste Arben Ahmeta