Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se hapësirat e gjelbra në kryeqytet po shtohen.

Ahmeti ka njoftuar se hapësira e cila deri vonë ishte deponi joformale në Arbëri, tani po shndërrohet në park me gjelbërim e fusha sportive.

Këtë e ka bërë të ditur, Ahmeti përmes një postimi në Facebook, përcjell lajmi.net.

Më poshtë statusi i plotë i tij:

Hapësirat e gjelbra në Prishtinë po shtohen!
Bashkë me Drejtorin për Investime Kapitale e Menaxhim të Kontratave Gëzim Mehmeti vizituam lokacionin ku kanë filluar punimet për ndërtimin e parkut të ri në Arbëri.

Kjo hapësirë, që deri vonë ishte deponi joformale tani po shndërrohet në park me gjelbërim e fusha sportive dhe do të mund të shfrytëzohet nga banorët e lagjes Arbëria dhe Kodra e Trimave.
Revitalizimi i hapësirave me gjelbrim po e ndihmon zhvillimin e qytetit drejt jetesës së shëndetshme.