Në Mitrovicë u mbajt maratona e vrapimit me moton “Gratë për gratë”

Në Mitrovicë u mbajt maratona e vrapimit me moton “Gratë për gratë”

Sot në ditën e pranverës, grupi joformal i grave asambliste të komunës së Mitrovicës në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore dhe OSCE-në kanë mbajtur maratonën e vrapimit me moton “Gratë për gratë”.

Në këtë aktivitet ishte i pranishëm edhe nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, zyrtarja për Barazi Gjinore, Besa Veseli, gratë asambliste, zyrtare komunale si dhe gratë tjera të qytetit të Mitrovicës.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte rrjetëzimi i grave, bashkëpunimit dhe përkrahjes së grave të qytetit të Mitrovicës.

Maratona e vrapimit është mbajtur tek Liqeni akumulues, me ç’rast filluar nga ura improvizuese deri tek përfundimi i liqenit.

Simbolika e tërë këtij aktiviteti ishte përkrahja e grave të dhunuara gjatë luftës, ku vendi i parë, i dytë dhe i tretë u shpërblyen me varëse punëdore, të punuara nga OJQ “Qendra për Promovimin e Drejtave të Grave” në Drenas.

Vendin e parë në këtë garë e mori Fixhirije Sadiku, vendin e dytë, Emine Morina Gashi ndërsa vendin e tretë, Arianita Pllana.

Me këtë rast zyrtarja për Barazi Gjinore, Besa Veseli, së bashku me gratë asambliste falënderuan të gjitha pjesëmarrëset të cilat e kompletuan maratonën, trajnerin e atletikës, OSCE-në, si dhe përfaqësuesit e Policisë dhe personelin mjekësor të QKMF-së të cilët u përkujdesën për këtë aktivitet.