Humbni peshë me dietën e ananasit

Humbni peshë me dietën e ananasit

Nëse juve ju pëlqen shumë ananasi, ju duhet të provoni këtë dietë të shijshme ushqyese me ananas.

Kjo dietë është shumë e lehtë për t’u ndjekur, pasi ju mund të hani ananas së bashku me ushqime të tjera të shëndetshme për pesë ditë.

Por ju duhet të mbani mend se për të ruajtur shëndetin tuaj ju mund ta ndiqni këtë dietë për vetëm pesë ditë.

Ananasi përmban tetëdhjetë e gjashtë për qind ujë dhe mund t’ju bëjë të ndiheni të hidratuar për një kohë të gjatë.

Ky frut është zgjidhja më e mirë për humbjen e peshës sepse ajo siguron fibra, të gjitha vitaminat dhe mineralet thelbësore së bashku me shijen e ëmbël që ju dëshironi.

Supershëndeti.com ju tregon këtë dietë 5 ditore për dobësim të shpejtë së bashku me vlerat e mrekullueshme të ananasit.

Vlerat e dobishme të dietës me ananas sjellin shumë përfitime shëndetësore pasi ai rrit sistemin imunitar dhe shëndetin e frymëmarrjes, përmirëson tretjen dhe shikimin, forcon kockat, ul inflamacionin, shëron kollitjet dhe ftohjen dhe promovon humbje peshe.

Nëse filloni duke ndjekur këtë plan diete ju jo vetëm do të ulni peshën tuaj, por edhe do të përmirësoni shëndetin tuaj.

MENUJA PESË DITORE ME ANANAS

Dita e parë

Mëngjesi:

Tërshërë me kivi, ananas, bajame dhe qumësht soje.

Paradite:

Një tas me feta ananasi.

Dreka:

Sallatë toni me speca, domate, hudhra, lëng limoni dhe vaj ulliri.

Darka:

Një pjatë me oriz kafe, gjoks pule të pjekur dhe salcë ananasi.

Dita e dytë

Mëngjesi:

Kos me ananas dhe lajthi.

Paradite:

Një tas me feta ananasi.

Dreka:

Qofte të pjekura në skarë dhe salcë ananasi.

Darka:

Sallatë frutash me portokall, ananas, luleshtrydhe dhe salcë kosi.