Mbyllet protesta e opozitës në Shqipëri

Mbyllet protesta e opozitës në Shqipëri

Opozita shqiptare ka mbyllur protestën në Tiranë e cila zgjati për pesë orë e gjysmë.

Në fjalimin përfundimtar në selinë e Partisë Demokratike, Edi Paloka, deklaroi se protestat nuk do të ndalen dhe se nuk ka rrugë tjetër përveç fitores.

“Beteja nuk ka mbaruar, nuk ka rrugë tjetër përveç fitores, sa më shpejt ta kuptojnë këta aq më mirë do jetë edhe për ta. Nuk ka asnjë forcë që ndal qytetarët për të protestuar për të drejtat e tyre, për një rrugë të demokracisë së vërtetë në Shqipëri”, deklaroi Paloka.

Protesta e sotme pati edhe momentet e veta të tensionit, por ndryshe nga 16 marsi, kësaj radhe nuk u përdor gazi lotsjellës.

Pasi protestuan përpara Kuvendit, protestuesit u drejtuan tek Policia e Tiranës.

Opozita njoftoi se policia arrestoi 14 protestues dhe u kërkua lirimi i tyre sa më i shpejtë.